December 2, 2022

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun.

Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses i ka siguruar atij koncerte të shumta.

Ka qenë një bisedë në koncertin e tij të fundit që është bërë virale në rrjet.

Në video dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”.

Më pas Ledri ripërsërit fjalinë e saj dhe në sfond dëgjohen fanset që thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”.

Por ajo që na ka habitur të gjithëve është reagimi i Ledrit.

Duke qeshur reperi tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe shtoi: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *