October 4, 2022

Stresi dhe Noizy janë ngjitur për herë të parë së bashku në skenën e “Alpha Show”, koncertin që organizoi ky i fundit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fo rtë se ku rrë”, u shpreh reperi.

Deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë. Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar brohorima te adhuruesit e tyre.

Kujtojmë që dyshja e reperëve bënë paqe pak kohë më parë dhe shumë shpejt krijuan një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Ata kanë treguar mbështetjen që kanë për njëri-tjetrin dhe nëpërmet mediave sociale dhe jo më larg se pak javë më parë, Noizy e konsideroi Stresin si familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.