October 3, 2022

Rita Ora bëri një gafë teksa bisedonte përgjatë një video-telefonate me prezantuesit AJ Odudu dhe Mo Gilligan por arriti ta mbajë ende të paqartë lajmin për martesën e saj me Taika Waititi.

Duke bërë paraqitjen e saj virtuale me producentin muzikor Netsky për të promovuar këngën e tyre të re Barricades, këngëtarja e hitit “Poison” po diskutonte për ushqimet që i hante gjatë xhirimit të TMS kur papritur merr një pjeshkë nga tasi i saj me fruta.

Ylli papritur tha: “Shiko se çfarë kamë në tasin tim me fruta… një mollë. Shiko këtë! A mund ta shohësh? As nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e tharë”.

Duke tentuar për të përmbajtur të qeshurën e saj kur Rita drejtoi frutin para kamerës, AJ tha: “Më vjen keq që të ndërpres por është një pjeshkë, jo një mollë!’

E teksa Rita mbeti e shokuar për një moment artistja, tha me shaka: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim!’/panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published.