December 2, 2022

Fitim Salihu ka shpërndarë një letër të Hasan Prishtinës, të shkruar më 1921 në kohën kur ai ishte krytar i Komitetit të Kosovës, drejtuar ministrisë së jashtme të Britanisë ku informonte për krimet makabre serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

Salihu ka shpërndarë letrën e Prishtinës, në 89 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka shkruar këto rreshta në postimin e tij në rrjete sociale.

“Hasan Prishtina, kryetar i Komitetit të Kosovës (KMKK), i dërgoi një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike – të cilin e gjeta në Arkivin e Shqipërisë – ku informonte për krimet serbe në Kosovë, Dibër dhe Lumë në periudhën 1918-1920.

Prishtina pohoi se në dy vitet e para të pas Luftës së Madhe, serbët kishin vrarë rreth 22 mijë shqiptarë, kishin djegur 169 fshatra dhe kishin plaçkitur 4769 shtëpi.

Vetëm në Dibër e Lumë, për tri ditë në gusht të vitit 1920, serbët vranë 250 shqiptarë dhe dogjën 7800 shtëpi”, shkruan Salihu.

“Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933, 89 vjet më parë. Ai ishte ndër udhëheqësit e luftës çlirimtare kundër Perandorisë #Otomane, kur një pjesë e madhe e elitës shqiptare kishte ndjenja pro-osmane.

Më vonë, Hasan Prishtina ishte ndër themeluesit e shtetit të pavarur shqiptar dhe ndër të paktët që nuk pushuan së përkushtuari për çlirimin e #shqiptarëve nën pushtimin #serb, duke ofruar ndihmë politike dhe ushtarake, si dhe bursa studimi për të rinjtë shqiptarë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *