September 30, 2022

Ditë më parë më plazhin e Potamit ndërroi jetë një vogëlushe. Bëhet fjalë për 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila u vra tragjikisht me skaf nga polici Arjan Tase.

E ndjera me origjinë nga Tropoja kishte ardhur nga Anglia me familjen e saj për të shijuar disa ditë pushime në plazhin Potam të Himarës, por ndërroi jetë tragjikisht.

Humbja e Jonadës ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri, por jo vetëm pasi vdekja e saj ka lënë me zemër të thyer të afërmit e saj.

Me pikëllimin më të madh për mbesën e tij të vogël, gjyshi i Jonadës ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen, ndërsa lutet që ajo që i ndodhi Jonadës mos t’i ndodhë asnjë fëmije.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një show mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’. Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar.

Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare.

Ju jam mirënjohës për këtë dokumentar që po realizoni dhe nëpërmjet tij të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve:

– Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.