October 4, 2022

Ngjarja brutale u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallas Fort Worth.

Debati që nisi mes një pasagjereje femër dhe një punonjësi të “Spirit Airlines” nuk përfundoi mirë .

Të dy filluan të grinden verbalisht me tone të larta me të shara e shtyrje.

Një burrë tjetër, në një moment, vjen mes tyre, për t’i ndarë dhe për t’i dhënë fund debatit.

Ndërsa të tre po flasin dhe bërtasin, gruaja papritmas godet punonjësin e linjës ajrore.

Punonjësi e ndjek nga pas teksa pasagjerja tenton të largohen dhe pasi rrëzohet ai e godet me grusht në qafë.

Njerëz të tjerë ndërhyjnë që ai mos të gjuante më ndaj gruas, ndërsa mësohet se ai është pushuar menjëherë nga puna. Ja pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published.