May 28, 2023

“Nuk dihet në ka mbajt shami apo jo. E sigurt është që nuk e ka detyruar burri”

Celo Hoxha

COMMENTS:

Leka Filto
Po nuk mbuloi kurrë fytyrën!

Flutur Zavalina
Nene Tereza nuk ka mbajt shami qe ne vogeli deri ne moshe madhore kur ishte pedagoge ne unisversotet.Kur deshi te ndihmoi te varferit asaj i duhej license fetare per te ndihmuar te varferit .Prandaj me licensen qe e mori ne shtetiin e Indise veshi kete veshje .Por para se ti futej bamiresise jo ajo kurre nuk ka pasur veshur as shami as fytyren .JA NENE TEREZA PEDAGOGE.
May be an image of 1 person and standing

Sulo Malaj
Flutur Zavalina kjo s eshte fare nene Tereza e para

Flutur Zavalina
Sulo Malaj Ajo eshte Nene Tereza!futu ne google e kerkoje!

Sulo Malaj
Flutur Zavalina Tran Anh Phuong quhet
Eshte vietnameze.Ka vdekur ne vitin 2008.

Anita Braka
Flutur Zavalina sa e mire❤️ Pace anima sua Nene Tereza

Flutur Zavalina
SHIKOJENI O SHQIPTARE NENE TEREZEN TONE KUR ISHTE PEDAGOGE.JO E MBULUAR.AS NE SHKOLLE TE MESME NUK KA QENE MBULUAR.MENDONI VITET SHUME KOHE ME PARE.ANDAJ JEMI KRENARE ME BIJEN TONE SHEN TERESA

Andreas Dushi
Çelo, kjo është një paralele që s’mund të hiqet, për kurrëfarë arsyeje, përtej asaj ironike, apo thjesht përtej humorit. Pra, nëse me statusin tënd synoni të bëni humor, jam shumë dakord. Por nëse synoni të thoni se, meqë Nana Terezë mbajti shami, atëherë mbajtja e shamisë duhet t’u lejohet edhe vogëlusheve myslimane, kam detyrim moral t’Ju them diçka (pa u përfshirë fare në debatin për mbulesën):
Nana Terezë nuk ka mbajtur mbulesë për arsyet që islami e kërkon diçka të tillë, por sepse ajo veshje: 1. Tregonte identitetin e saj si një njeri 100% i kushtuar Zotit, pas një ecjeje të gjatë formimi e njohjeje të vetes e të Hyjit (ju sugjeroj të lexoni “Nënë Tereza” nga Anton Berisha apo, librin me të njëjtin titull nga Lush Gjergji për të kuptuar se sa shumë rrojti Gonxhe Bojaxhiu pa u veshur murgeshë, para se TË ZGJIDHTE VETË KËTË, në moshë MADHORE.) Edhe vajzat që ndjejnë thirrje sot për t’Ju kushtuar Hyjit si motra, murgesha, jo veç sipas modelit të Nanës Terezë, asnjëherë, dhe këtë ta them me siguri matematikore, ASNJËHERË nuk veshin zhgunin apo petkat e murgeshës pa arritur moshë madhore, për disa kongregata 18 vjeç së paku e për të tjera, 21 vjeç.
Prandaj, i nderuar z. Çelo, analogjia që ju nënkuptoni, nuk qendron e as nuk mund të lexohet, për kurrëfarë shkaku si anë e ndryshme e atij debati aq të nxehtë këto ditë.

Flutur Zavalina
Andreas Dushi ju Nuk po kuptoni thelbin e postimit tim! Deri ne moshe madhore Nuk ka mbajtur shami! Nene Terezen e njoh mire se kam bere konference ne Tirane! Qellimi I’m eshte jo shami për vajzat shqiptare 16 vjecare! Lerini shamite se shkolla eshte laike dhe vajzat duhet te veshim veshje shkollore! MBAs moshes 18 ne USA eshte 21 Kur ka te drejte votimi ajo vendos me ndergjegje e saj si te veproi! Pra duhet te nda het Feja Nga politika ketu eshte qellimi!

Post Bllok
Andreas Dushi Sipas Kodit te Familjes, ne Kosove e ne Shqiperi, te drejten dhe detyrimin per edukimin e “vogelusheve” e ka familja dhe jo Shteti apo tarafi, aq me teper ky i fundit. Per shembull, ne percaktimin e moshes se vogelusheve per pagezim, krezmim a rrefim te pare nuk kane tager myslimanet, ateistet e me radhe. Kaq per etike. Per sa i perket determinantit “moshe madhore” vlen edhe ne te kundert: kur te kalohet pragu, vogelushet, tashme te rritura, mund te zgjedhin te heqin ate me te cilen prinderit kane dashur te perçojne devotshmerine. Kjo vlen edhe per emrin, tjeter imponim ndaj vagelusheve, te cilin nuk e zgjedhin ato, dhe, sipas ligjeve, para “moshes madhore” nuk mund ta ndryshojne pa konsensusin e prinderve (a te kujdesatereve). Se fundmi, analogjia vlen sepse Nënë Tereza celebrohet si ideal-tip, aq sa fuqia çudiberese e zemres se saj eshte edhe ilustrimi i perdorur ne Abetare per t’iu mesuar vogelusheve germen Z, ndonese shkolla eshte laike dhe e mbeshtetur mbi paradigma racional-evolucioniste aspak metafizike. E atehere, perse vogelushes se shkolles publike shteterore Nënë Tereza i ndalohet imitimi i shembullit te perkore? Sepse i duhet marre leje vogelushes? E kush i mori leje per pagezimin e shkolles apo per skenografite e Abetares?

Petrit Luli
Komentet per shamite une i quaj kot.Populli thote,fshat e zanat.Keta me grate e botes jane marre tere jetes.E dine qe lisit ite madh i hipet nga hardhia

Avokat Ndre Molla
NANË TEREZA i është përkushtu fesë, murgeshë katolike dhe nuk ka asnjë lidhje shamia e saj me shaminë që kërkojnë për fëmijët në shkollat publike në Kosovë. Do ishte një dëm i madh për Kosovën sot kthimi në mbulimin e vajzave. Kjo nuk ka ndodhur që kur Mbreti Ahmet Zogu e ndaloi në shkollat dhe administratën publike.

Lan Koka
Une Kam patur disa vajza fantastike nga fshati im qe ishin nisur rruges per Tu bere murgeshe. Mbaruan shkollen me uniformen e noviciatit dhe me pas vendosen nese do lidheshin murgesh apo Jo. Sidoqofte, do ishte mekat nese do u ishte mohuar e drejta e shkollimit. Besoj se paaftesia per te edukuar kthehet ne imponim. Dhe historia Ka mesuar qe cdo lloj imponimi asht hap drejt diktatures.

Armida Islami
Zogu që e ndaloi shaminë iku me turp.

Omar Hedi
O Shqiptar të mirë e të mbarë!.Kaq shumë ju shqetëson juve shamia. Në hall të madhë keni rën.

Besnik Asani
Do e vjedh…?

Lejla Beliu
Nuk eshte shamia per te cilen diskutohet Sot

Anita Braka
Pse akoma ju burrat shqipëtar i detyroni gratë?!

Mira Hysenbegasi
Sa shume qe i shqeteson shamia e muslimaneve…Sikur ti kishin shqetesuar kaq shume dhe paradat dhe martesat e homoseksualeve,mire do kishte qene.Lerini njerezit rehat ne besimin e tyre!

Arjan Tivari
Mbreti Zog para nji shekulli i hoqi me ligje shamijat sot ne shekullin 21 doni me vu shamija ne a dona me shku ne BE apo ne avganistan?

Armida Islami
Arjan Dhe e pamë të gjithë ku dhe si përfundoi Zogu. Me sa turp e braktisi këtë vend dhe si e poshtëroi Anglia dhe e gjithë masoneria botërore. (Vetëm për arin thuhet se nuk e ka vjedhur).

Justinian Topulli
Në 1937, në Prill u morr vendim për ndalimin e mbulimit të fytyrës dhe jo shamisë, u caktua gjobë kush e shkelte këtë ligj, ndërkohë në praktikë ky ligj spati forcë të zbatohet, derisa erdhi komunizmi dhe pas shumë vitesh e bëri realitet. Kjo e para. E dyta, as Zogu as Enveri e as kush tjetër nuk kanë të drejtë t’iu diktojnë besimtarëve normat e tyre fetare. Mjerimi më i madh i shqiptarëve nuk është shamia apo joshamia, por injoranca, mos respekti i tjetrit dhe thjeshtëzimi banal i gjërave o kështu o ashtu. Për aq kohë sa shqiptarët do ta shohin botën me mentalitet komunist bardhe e zi, s’kanë për të bërë ndonjëherë hajër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *