December 5, 2022

Moderatorja Alketa Vejsiu ndau pak ditë me parë me ndjekësit e saj në Instagram një incident që i kishte ndodhur gjatë udhëtimeve.

Ashtu si vetë Alketa pranoi, ajo kishte humbur valixhen dhe prej ditësh kishte mbetur pa rroba, vetëm me çantën e dorës, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar që ajo të vijojë udhëtimin e lumtur.

“Kam 4 ditë që më ka humbur valixhja transit në Vjenë! Pa rroba, vetëm me çantë dore, në këtë udhëtim do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar nësë keni përvoja të ngjashme më thoni ju ka ardhur valixhja?

Pas sa ditësh? Ku jua dërguan?,”-shkroi ndër të tjera Vejsiu në një postim në Instagram.

Së fundmi ajo ka përditësuar ndjekësit e saj, duke zbuluar se më në fund i ka gjetur valixhet me rroba.

Në një postim në Instastory, moderatorja shkruan:

“Si përfundim u ktheva vetë në vendin e nisjes në Amsterdam për ta marrë se kushedi ku do të përfundonte u shpreh.”/Panoramaplus.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *