December 3, 2022

Analisti politik, Xhevdet Pozhari e ka quajtur “mashtruese ordinere” deputeten Duda Balje.

Kjo pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës është përfshirë në debatin për shaminë duke thënë se “gratë me shami s’mund të jetojnë pa shami”.

“Po, dhe ti je shembulli i përkryer! Rekordmene e shpenzimit të karburanteve, rekordmene e mungesave në komisione parlamentare, rekordmene e udhëtimeve zyrtare. Pa i “zhdryp” pushtetit kurrë”, ka shkruar Pozhari në Facebook, të mërkurën.

Sipas tij, Duda Balje këtë është duke e bërë “për vota”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *