





Biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Muhammed Al-Qahtani, vdiq derisa ishte duke e mbajtur një konferencë për media në Egjipt.
Al-Qahtani, fillimisht u duk sikur humbi ndjenjat dhe më pas u rrëzua prapa teksa ishte duke folur në ngjarjen me titull “në mbështetje të arritjeve të presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi”, shkruan Arabi21.
Biznesmeni Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të Al-Salam Holding Company dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.





Abdullah Elshrif, një YouTuber egjiptian, shkroi se Al-Qahtani vdiq pasi u çua në një dhomë tjetër nga rojet e sigurisë në konferencë.