November 30, 2022

Elvana Gjata ka takuar sot Dua Lipën dhe familjen e saj. Përmes një postimi në Instastory, Elvana shprehet me fjalë të mëdha për Duan dhe e falenderon për festivalin Sunny Hill.

“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ty, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri”, shkruan Elvana.

Nga ana tjetër Dua e ka ripostuar foton dhe e ka shoqëruar me disa zemra duke treguar kështu simpatinë që ka për Elvanën.

Kujtojmë që Elvana ishte një ndër këngëtaret shqiptare që interpretoi në një nga netët e Sunny Hill që u mbajt në Kosovë. Festivali do të vijojë dhe në Tiranë dhe do të mbahet me datat 26, 27 dhe 28 Gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *