October 3, 2022

Teksa na ndajnë edhe pak javë nga fillimi i “Big Brother VIP Kosova”, emra të njohur janë përfolur se mund të bëhen pjesë e këtij reality-show.

Mes tyre është diskutuar dhe emri i këngëtarit shumë të dashur nga publiku, Ylli Limani.

Mirëpo, ky i fundit i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit.

“Jo, sepse fitoj”, tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’.

Kujtojmë që këtë verë, Ylli ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor. Ai ka publikuar disa këngë, nga bashkëpunimi me Ledri Vulën te ai me Noizyn.

Leave a Reply

Your email address will not be published.