October 5, 2022

Episodi i 19 i Ditarit të Buzhalës, i dedikohet deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti, i cili përmendi mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari Berat Buzhala në këtë episod rikujton deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili thoshte se më mirë të paguheshin merecenarë për të luftuar, se sa veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai flet edhe për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila thoshte se ka dërguar dosje kundër njerëzve të luftës në Gjykatën Speciale.

“Në një vend ku presidentja assesi nuk dëshiron me e shkru, me e përdorë akronimin UÇK, por është e prirur më shumë me folë për konflik të armatosur. Në një vend ku e gjithë Qeveria po i përbuzë veteranët e UÇK-së, duke mos qenë në gjendje t’ua rrisë pagën minimale, del kryeministrit e flet për përgatitje për luftë”, thotë Buzhala.

Buzhala thekson se deklarata e Kurtit, vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë, u realizua festivali më i madh në Ballkan, “Sunny Hill”.

Ai shton se Kurti tash e disa vite ka ndjellur luftë, pasi që në vitin 2016, deklaronte se brenda 4-5 viteve të ardhshme, në Ballkan, më shumë ka gjasë për të ndodhur një luftë, se sa mos të ndodhë.

Tutje, në “Ditarin e Buzhalës”, theksohet se Ballkani është larg luftës, pasi që është i rrethuar me vende të NATO-s që e lënë Serbinë si ishull, por megjithatë, ndjellja e saj është ndihma më e madhe që po i bëhet Rusisë.

“Kurti tha para disa ditëve, që disa mediat po punojnë për Serbi. Jo. Ky po punon për Serbi. Kqyre çka thonë mediat e Serbisë, pas deklaratave të Kurtit. Nëse nuk kish me iu leverdisë, kishin me heshtë, siç i heshtin të gjitha ato lajme që nuk i shkojnë për shtati Serbisë”, shton tutje Buzhala.

Në fund, Buzhala ka një pyetje për kabinetin e Kurtit dhe presidencën.

“Kush është në kabinet të Kurtit ose në presidencë që ka qenë ehde në luftën e fundit. A ndoshta Kurti po do me iu bë thirrje me i liru Thaçin e këta? A ndoshta do me shku në Drenicë e Dukagjin, me iu thanë a po luftoni edhe një herë?”, thotë ai.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni në linkun më lart episodin e 19-të të Ditarit të Buzhalës, prodhim i gazetës Nacionale.

Shikim të këndshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published.