October 2, 2022

Një tjetër rast i rëndë i dhunimit të kafshëve është regjistruar në Shqipëri. “Piranjat” kanë denoncuar me video se si keqtrajtohen qentë e rrugës.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga “Piranjat”, një i ri i vërsul qenin e tij të racës Pit Bull një qeni endacak.

Nga pamjet duket se si Pit Bulli e kafshon në qafë qenin tjetër duke i shkaktuar plagë në pjesën e qafës.

Ajo që e bën edhe më prekëse videon është momenti kur një tjetër qen kërkon t’i shkojë në ndihmë mikut të tij, i cili u sulmua egërsisht nga Pit Bulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.