October 3, 2022

Gledis Nano është treguar i ashpër me Policinë e Shtetit, konkretisht me Policinë Rrugore, Shqiponjat dhe atë Kufitare.

Në një mesazh privat për të gjithë drejtorët e qarqeve dhe drejtorive të departamenteve, Nano ngre shqetësimin për sjelljen e policisë me qytetarët.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për Rrugoren, Patrullat, Shqiponjat, policinë Kufitare e atë Kriminale. Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar. Punonjës policie që nuk njohin humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët. Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.Sjellje arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet”-thuhet në mesazh ndër të tjera.

Mesazhi mbyllet me kërkesën: “Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”./

Leave a Reply

Your email address will not be published.