December 4, 2022

“Deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku paralajmërohej për luftë mes Kosovës e Serbisë, po kritikohet nga partitë opozitare.

Duke folur për të përditshmen italiane “La Repubblica”, Kurti ka përmendur rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, ndërkaq sipas tij edhe protestat e javës së kaluar në veri nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Kurti i pyetur nga La Repubblica se sa është i lartë rreziku për një konflikt të ri, tha: “Nuk do të thoja shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci, që jemi në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin Perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”.

E ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka dhënë një koment për këtë.

“Këta të LDK-së le që nuk e parashohin luftën, po as nuk e shohin, prandaj në kohë të luftës më 22 mars 1998 organizonin zgjedhje parlamentare e presidenciale.

Qetësi atje rreshti i parafundit”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *