November 30, 2022

“Kur dhe Isa Mustafa flet për dy personalitet më të pastra të kombit, për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, atëherë kjo botë po përmbyset!

E para:Si bre ja banë ftyra, si bre flet jugosllavi për qeveri e Kosovë!

E dyta:një karierë të tër e ka jugosllavi, një karierë dëm Kosovës dhe shih ti po folë..

E treta:Hej, deshi me shitë me kufij me kret Kosovën, ja futi nënshkrimin hej, me ia dhanë Kosovën Serbisë dhe ky kështu flet:

Liza Beqaj, gazetare, Prishtinë

///

Isa Mustafa:
“Kjo është qeveri e dhunës. Me dhunë, gurë, gaz lotësjellës, bomba molotovi, granata ka ardhë në pushtet. Jo me punë dhe merita qeverisëse. Edhe aty ku ka qeverisur ka dështuar, si Prishtina dhe Prizreni. S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës. Ata po ia vëjnë flakën Ukrainës, këta ia vënin flakën institucioneve të Kosovës për ta rrëzuar pushtetin demokratik. Duan të themelojnë ushtri paralele dhe organe paralele të drejtësisë. “Kushtetutë e pa Kushtetutë” (mësim i keq dhe fatal).”, ka thënë ai për lajmi net.

Tutje Mustafa ka shtuar se, Kurti dhe Osmani siç tha ai, “kaftjall, e drekë e kanë Rusinë e Serbinë” dhe se ata që ndjellin luftë e sjellin Serbinë tek dera.

“Që nga ardhja në pushtet flasin vetëm për luftën, thuaj se lufta nuk ka përfunduar. Kryeministri dhe Presidentja, kaftjall e drekë e kanë Rusinë, Kinën, Serbinë. Sikur ne të ishim qendra e botës, ku do të fillojë “Dita e Kijametit”. Shumë më shumë janë të prirur të ndjellin luftë sesa të promovojnë paqe. Prandaj ata që ndjellin luftë, ta sjellin Serbinë te dera”, ka vijuar duke deklaruar Mustafa.

I pyetur për mundësinë e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa dhe se interesi i Kosovës nuk është lufta, por zgjidhja e problemeve me paqe dhe dialog.

“Interesi i Kosovës nuk është lufta as përmendja e saj. Është zgjidhja e problemeve me paqe e dialog. Kryeministri, nëse përnjëmend llogaritë në luftë dhe do luftë atëherë le ta sjellë edhe familjen e tij në Kosovë që të bëhet më i përgjegjshëm për vendimet e tij dhe diskursin e tij”, ka përfunduar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *