October 3, 2022

Në Twitter dhe në Ueibo (faqen kineze), është postuar videoja e një djali fatkeq i cili bën 2400 kilometra rrugë dhe vishet si arushi i preferuar i të dashurës, për t’i bërë surprizë për ditëlindje.
Por ai e gjen në krahët e një djali tjetër.

I dashuri shihet t’i afrohet çiftit, me maskën në kokë. Vajza nuk e njohu, pa vetëm një person të maskuar që i kishte ngulur sytë.

Më pas ai hoqi maskën dhe u largua i lënduar.

Vajza shihet të vrapojë pas tij dhe përpiqet ta përqafojë, por duket se është shumë vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.