December 5, 2022

Policia e Durrësit ka reaguar pas një video të publikuar në rrjete sociale ku shfaqen disa persona të cilët udhëtonin me një makinë pa targa, dhe që kishin ndaluar një automjet tjetër.

Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se shtetasi me iniciale J.V. është shoqëruar në komisariat sëbashku me makinën pa targa.

Ai është gjobitur me një shumë prej 43.000 lekësh të reja.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, drejtues i një automjeti pa targën metalike në pjesën e përparme, duke penguar një automjet tjetër për të vijuar lëvizjen, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e policisë Durrës kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e shtetasit të shfaqur në video.

Si rezultat, është shoqëruar në Komisariat shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte. Në përfundim të veprimeve ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *