October 4, 2022

“Tani, thënë shkurt e shqip, ti Luigj Marku nuk ke aspak të drejtë që të merresh me bindjet e njerëzve në besimin e tyre!Sjellja yte në rrjet nuk koorespondon me kohën e re, me kohën me të cilën po jetojmë!Andaj, prandaj, këto sjellje nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarinë, me dinjitetin shqiptar!”

Ky është opinioni im në komunikim me të, pikërisht meLuigj Markun, i cili herë thoshte nuk jam unë Luigji, herë-herë thoshte se, po, po, unë jam Luigji!

Megjithatë, ai po thotë se është provokuar nga pala tjetër?

I them, cila palë?

Ai thotë, nga pala e besimit tjetër!

I them, po ti a je shqiptar, ata a janë shqiptarë?

Ai thotë, po, po, por nëse janë shqiptarë pse më ngacmojnë, pse më provokojnë?

I them, me gjithatë sjelljet e tua në rrjet me videomaterial janë të papranueshme, nuk tolerohen këto veprime në kulturën shqiptare, në kulturën e vërtetë shqiptare!

Ai thotë, e kuptoj, e kam menduar se kam gabuar, por pastaj videomateriali është shpërndarë dhe çdo gjë ishte e kotë…, realisht, unë nuk e kam atë bindje për asnjë njeri, por ka raste kur njeriu del nga vetvetja!

Luigj, e ke idenë se me ato sjellje në kohë të re ka dhe gjoba të majme, për ty dhe të gjithë shtresat që mendojnë dhe veprojnë si ju?

Ai thotë, po, po e kuptoj dhe këtë rrëshqitje besoj se kurrë në jetë nuk e bëjë!

Sido që të jetë, i them unë, dhashtë zoti të jesh përmirësuar, por duhet me e kuptu se çdo paraqitje e tillë kundër një besimi tjetër është e papranueshme, është e patolerueshme!Janë të papranueshme edhe ata që merren me çështjen e besimit që prakaktikon ti!Prandaj, hap sytë, jemi një komb, flasim një gjuhë, mbi kokë kemi një Zot të vetëm!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.