December 2, 2022

S’u jetueka me zor

“Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata nji stol n’tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë asnji gurë s’e mora asnji dru s’e theva asnji pemë s’e vjela as hithat si kositatë shtegu i kalbun lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak ika pa m’njoftë se dashni s’deshtët nga gurra imekangën e pata për vete zanin për juve Unë i shkela rrugët tueja s’i mora aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu,Shkrelilavroni me vargjet e tyne mbase edhe t’miat pak e mbjellni dashni për zemrat e thyemese s’u jetueka mezor!”Shtγ’p hapsiren rek.lamυese me pσshte per te ndjekυr videσn ↓↓ artikυlli vazhdσn..

Kardiologji, 2022

///

Shkoi cjapi të kasapi

“Nxitova me shkrua poezinë e me nda me juve. Pastaj eca si breshka deri n’qendrën spitalore.
Në kardiologji e hapa historinë dhe nji motër me vendosi në dhomën e pacientëve me dhimbje zemre.
Shtrati 17 ishte i lirë.

Ky asht për ty m’tha nji doktor, që m’kishte takua mujin e kaluem në Shëngjin.
Me pyeti rreth smundjes sime. I thashë, kam fillu mos me pasë fuqi ma e frymëmarrja me mu randua!
Relaksohu m’tha, se bahet mirë!

Pastaj nji motër mi pruni dy letra.

Duhesh me vu firmën tande, që po pajtohesh me ndërhymjen n’zemër. Edhe nji familjar duhet me u nënshkru!
Jam vet ai që vendosi për fatin tim, (kuptohet, mbas Zotit n’qiell) dhe i nënshkrova të dya letrat!
S’bahet kjameti që vdes nji artist o doktor!

Ke harrua se kan vdekë yje artësh e prap Kosova e ka tjerrë penin e poezisë, kangës, skenës e filmit!
Nji Çun ma pak, kurgja s’thotë, veç i bahet vendi nji çuni t’ri!

Tani po nxitoj me shkrua poezinë tjetër, se m’duhet për nesër, se nesër po shpresoj prap me ecë gjurmëve e mu kthye n’Kurrizin e Dardanisë!

Eh! Shkoi cjapi të kasapi e kasapit iu thye thika e cjapi iku n’mal!
Kardiologji, 08.08.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *