January 28, 2023

“Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai në një shkrim në Facebook ironizoi me ish-pushtetarët që erdhën në krye të vendit me ndihmën e Grenellit.

“Pas reagimit të fundit të Grenell-it për reciprocitet, ata që kapën pushtetin me ndihmën e tij, a kanë fytyrë të flasin për dialog?!”, u shpreh Bekteshi.

///

Këta për punë pushteti harrojnë dhe Zotin!

Këta për punë hanije harrojnë dhe kombin, harrojnë Atdheun!

A ju kujtohet bre çfarë meskinllëku bënë për tu ngjitur në pushtet, a ju kutohet bre shype!

Poo, ku kan lidhje kët me shyptari, po ku kanë lidhje këta me dinjitet!

Po ku ua ninë rrota dhe karrota këtyre se ka apo s’ka shyptar!”

Liza BEQAJ, gazetare, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *