October 5, 2022

Elgit Doda është një nga këngëtarët më të kërkuar të kësaj vere. Ai është duke zhvilluar çdo ditë koncerte të shumta, në qytete të ndryshme e herë pas here, Giti nuk nguron të ndajë disa nga këto momente edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka postuar dy foto nga koncerti i radhës, ku ka falenderuar të gjithë fansat e tij.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vemendje është pikërisht ai i partneres, Klea Hutës.

“Falenderim per ju ”, ka shkruar këngëtari, ndërsa moderatorja ia ka kthyer: “Asgje te lutem E kemi per detyre ”.

Kujtojmë që 10 ditë më parë, Giti publikoi këngën e tij më të re me titull “Nuk muj”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.