September 30, 2022

JOQ ka zbardhur të tjera biseda private të Marjusit dhe Ersidës, ku kjo e fundit pretendoi në polici se ishte rrëmbyer nga ai.

Ngjarja e bujshme ndodhi pak ditë më parë, ku Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve denoncoi Marjus Musakun se e kishte rrëmbyer me forcë dhe e kishte detyruar për të kryerë marrëdhënie.

Pasi u denoncua si e zhdukur nga familjarët, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar.

Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe për…, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhu.. ndaj saj.

Pavarësisht kësaj, Musaku gjendet ende në qeli, ndërkohë që familjarët e tij kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.

Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.

Më poshtë, biseda mes tyre e shpërndarë nga familjarët në rrjetet sociale:

Leave a Reply

Your email address will not be published.