October 3, 2022

Ngjarja e rëndë që ndodhi në New York, ku humbën jetën tragjikisht aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi, e cila ishte shtatzënë ka tronditur opinionin publik.

Miqtë pranë dyshes kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe.

Së fundmi, ka qenë moderatorja Ester Bylyku, e cila ka reaguar për ngjarjen e rëndë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, moderatorja shprehet se aktori ishte mik i saj dhe se ishte prekur shumë pas lajmit se ai dhe gruaja e tij shtatzënë kanë ndërruar jetë.

“Njiheshim pak, ama mjaftoi që të derdhja lot pas lajmit të humbjes së 3 jetëve, tëndes dhe bashkëshortes shtatzënë!

U prehsh në paqe mik, do mbashesh mend gjithmonë pë të qeshurat që dhuroje”, ka shkruar në Instastory Ester Bylyku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.