December 2, 2022

BESIMI I VËRTETË ËSHTË BESIMI SHKENCOR!-“Dallimi mes besimit në Zot dhe religjioneve qëndron në faktin se Zoti ështê NJË kurse sistemet religjioze janë me dhjetëra e qindra! Nuk është problemi që sistemet religjioze janê me dhjetëra e qindra, sikur ato të pranonin pluralizmin e sistemeve religjioze! Por problemi i sistemeve religjioze eshtë se tê gjitha sillen sikur parti monisto-komuniste, duke predikuar secili per veten e vet se të vetmit janë të pranuar nga Zoti – kurse të tjerët janë t’pa vlefshëm!?

Se është kështu e dëshmojnê tri religjionet Abrahamike – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, të cilat edhe pse janë besime monoteiste dhe të dalura nga një trung, le që nuk e pranojnê njeri tjetrin, por e kanë luftuar dhe ende sot e kesaj dite e luftojnê dhe nuk e pranojnê njeri tjetrin!

Jo vetëm kaq, por keto tri drejtime kryesore ndahen ne disa dhjetëra grupime e nengrupime te cilat së bashku mund të kalojnë numrin 100 dhe pavarësisht këtij fakti, secili nga këto sisteme religjioze me bindje të thellê pretendon se ështê i vetmi i drejti dhe i vërteti, kurse të tjerët janë të rrejshëm!
Krishterimi si religjion me i përhapur në botë me diku rreth 2.2 miliard pjestarê ndahet në pesë sisteme religjioze: ne ate katolik, ortodoks, protestan, anglikan dhe në pjestarê të lëvizjes se quajtur Lëvizja e Rrëshajave!

Pas Krishterimit vjen grupimi i dytë i religjioneve Islamike me rreth 1.8 miliard pjestarë, e qe ndahet ne disa sisteme religjiose si: Sunit, Shiit, Saliafist, Sufist, Vëllezeri Islame, ISIS , Ibadetist, Ahmadist, Alevit dhe disa dhjetera grupime tjera me te vogla se keto, te cilat secili per veten pretendon se është i vetmi më i drejti ne botë!?

Me plotë të drejtë mund dhe duhet të shtrohet pyetja se cili është besimi i vërtetë? Përgjigjen në pyetjen se cili është besimi i vërtetë, mund ta gjejmê vetëm duke u këthyer prapa dhe duke parë realitetin se kush më shumë i ka kontribuar njerëzimit, religjionet apo shkenca! Prandaj me plotë të drejtë mund të konstatojmë se BESIMI I VËRTETË ËSHTË BESIMI SHKENCOR”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *