October 5, 2022

Kohët e fundit Kosova është përballur me shumë situate të tensionuara, sidomos në veri të saj.

Është Serbia ajo e cila në vazhdimsi kërkon pretekste për të provokuar Kosovën.

Së fundmi ka qenë edhe bllokimi i kufijve për shkak të fillimit të zbatimit të reciprocitetit e që më pas u shtye deri më shtator.

Në lidhje me këtë temë dhe këto ngjarje të fundit, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se ambasadorët e Kosovës duhet të informojnë ndërkombëtarët për ecurinë e këtij procesi në mënyrë që të mos tërhiqet më kjo ide pasi është dhe çelsi që ka Kosova karshi Serbisë.

Drizan Shala

“Kosova në rend të parë është mirë që gjatë kësaj periudhe që ka para vetit të angazhojë diplomatet e saj në vendet e BE-së ( Ambasadorët e Kosovës ) që t’ju dërgojnë letrat informuese se si ka rrjedh procesi. Ku do të jetë synimi dhe qëllimi i Kosovës karshi një politike agresive serbe në raport më Kosovën dhe kështu të arsyetohet që reciprociteti do të vazhdojë dhe nuk do të kemi kthim mbrapa sepse ky është argumenti dhe çelësi që ka Kosova karshi Serbisë e cila asnjëhere nuk është tërhek nga tentativa e saj për të destabilizu Kosovën edhe në aspektin e brendshem por edhe atij të jashtëm”, u shpreh ai.

Gjithashtu eksperti përmend edhe arrestimin e dy personave të dyshuar me targa ruse.

Ai thekson që nëse analizohet mënyra e veprimit po lënë hapsirë që të interpretohet si tentative për infiltrim nga strukturat të dyshimta të Rusisë në hapsirë e territorit të Kosovës.

“Arrestimi i dy personave të dyshuar të cilët nëse analizohet mënyra e veprimit po lënë hapsirë që të interpretohet si tentative për infiltrim nga strukturat të dyshimta të Rusisë në hapsirë e territorit të Kosovës duke tentuar të kryejn ndonje veprim i cili kishte mund të cenojë sigurinë e vendit.

Por falë angazhimit të institucioneve të vendit , personat e apostrofuar tani më janë të ndalur dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar hetime të cilat mund të zbardhin pretendimet e mundshme që janë pjese e strukturave të dyshimtat shtetrore të rusise dhe që misioni i tyre të jëtë destabilizimi i asaj hapsire”, nënvizoi Shala për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.