October 3, 2022

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, njihet edhe për frekuentimin e jetës së natës dhe kohë pas kohe i takon edhe këngëtarët nëpër koncerte.

Mbrëmë ai e ka takuar reperin nga Shqipëria Noizy.

Geci thotë se kërkesa e tij për reperët është që të mos bëhen si politikanët dhe të mos pëdorin gjuhë të urrejtjes ndaj njëri-tjetrit.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.

Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte :

“Mos kopjojnë politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin

“Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë dhuna sjellë dhunë “

Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.

Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.

Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt .

Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një.

Leave a Reply

Your email address will not be published.