December 5, 2022

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe disa projekte muzikore, që kanë korrur sukses dhe kanë marrë shumë klikime në “Youtube”.

E ftuar në “Prive Reality” Trixa ka treguar ngjarje nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë fjalës së saj, këngëtarja ka pranuar se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

“Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares. “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *