March 29, 2023

Policia e Kosovës është suImuar sot në veri të Kosovës.
Ky suIm ka ngjallur reagime të mëdha në faktorin e brendshëm politik, duke vënë edhe njëherë në pah situatën e tensionuar të sigurisë në atë pjesë të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ka mbërritur edhe reagimi i shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë që e ka quajtur akt kriminal suImin ndaj policëve të Kosovës.

Për më tutje, ai është shprehur se EULEX-i do të shtojë patrullimet në atë zonë.

“Gjuatjet më armë zjarri sot në liqenin e Ujmanit janë edhe një suIm i radhës me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës.

Askush nuk është lënduar, por këto suIme nuk janë vetëm të rrezikshme, por edhe akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë.

EULEX-i do të shtojë patrullimet në zonë”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *