October 4, 2022

Avokati Spartak Ngjela

Postimi i plotë

Politika amerikane, me anë të Presidentit Biden, dje, e hodhi poshtë mendimin e pushtetarëve shitës të Kosovës për Zajednicën.

l

Na duhet ta theksojmë se kjo është një fitore a madhe e shqiptarëve kundër antishqiptarëve.

Procesi i Zajednicës ishte një tradhti kombëtare, që erdhi me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiç kryeministër i Serbisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje kërkohej që brenda Kosovës të kishte komuna serbe të pavarura si njësi kushtetuese (constitutional entities).

Domethënë që, pas një viti, ato të mund të kërkonin pavarësinë nga Kosova, ashtu sikundër që bëri edhe Kosova kundrejt Serbisë; sepse edhe Kosova ishte njësi konstituente.

I pari që nuk e pranoi Marrëveshjen e Brukselit ishte Ramush Haradinaj, si kryeministër i Kosovës. Haradinaj theksoi se Kushtetuta e Kosovës e lejon asocimin e komunave serbe në Kosovë, por, pa pasur fuqi legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive.

Sot kjo u mbyll përfundimisht.

ll.

Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare për ata shqiptarë që e përkrahën dhe deshën ta bënin Zajednicën.

Si ka mundësi që të sillesh në një mënyrë antikombëtare e kundër interesit kombëtar me ish pushtuesin tënd që ti e ke mundur në luftë për pavarësinë tënde!

Në historinë moderne kjo ka ndodhur thuajse me të gjitha kolonitë. Kudo. Pse, a nuk ndodhi kjo edhe në Shqipërinë e viteve të para pas Pavarësisë së vitit 1912 me të shiturit në Stamboll e në Brograd?

Në të vërtetë, ajo që do të hyjë në histori si shenjë e një vlere të veçantë kombëtare, ishte Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila në dhjetor të vitit 2015, e hodhi poshtë dhe, me vendimin e saj, e shfuqizoi marrëveshjen e Brukselit si akt që vinte ndesh me Kushteturën e Kosovës, sepse Kushtetuta e Kosovës nuk pranon ngritjen e njësive konstituente me karakter etnik.

Një Vlerë e veçantë Kombëtare do të mbetet në Historinë e Shqipërisë ajo Gjjykatë Kushtetuese që i ktheu juridikisht Kosovës dhe shqiptarëve pavarësinë absolute të shtetit të tyre dhe njëherësh edhe dinjitetin kombëtar.

lll.

Por, edhe politika Biden duhet të ngrihet lart, nga shqiptarët, në lartësinë e një vlere të madhe historike, sepse Presidenti Biden foli dhe brenda konceptit kushtetues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, kur ai tha: “Duke i qëndruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, komuna si njësi kushtetuese nuk mund të lejohen në Kosovë”.

Politika amerikane sërish u tregua konsekuente në mbrojtjen e Kosovës dhe shqiptarëve.

Një histori të re dhe gjithë dinjitet u hapi shqiptarëve në vitin 1997 politika amerikane, kur e ngriti në sistem politik çështjen e Luftës kundër Serbisë dhe gjithmonë në funksion të pavarësisë së Kosovës

Tani kuptohet se ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor po tregon se gjithçka po ecën drejt bashkimit kombëtar.

Antishqiptaret, që flasin si analistë, e shoh se po tjetrin kot. Duhet ta kishit kuptuar, o mjeranë! se Shqipëria e bashkuar pritet të jetë shteti kryesor në Ballkanin Perëndimor, për ndalimin e penetrimit të Rusisë këtu.

Dihet tani se antishqiptarizmi është bashkë me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, por nuk kanë fare të ardhme.

Shqiptarizmi sot është më i fortë se kurrë …

Por duhet dhe ca pak kohë sa të zhduket nga hapësirat politike korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë dhe në Prishtinë.

Prisni dhe shikoni…

Leave a Reply

Your email address will not be published.