November 30, 2022

Lufta e Kosovës ka shpërfaqur njëherë e mirë kriminelët serbë.

Përveç që Serbia gjenocide bëri krime të tmerrshme në Kosovë, ku vrau gra, pleq e fëmijë, ata kanë keqpërdorur edhe uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në disa fotografi të publikuar nga Esat Shala, koleksionues i luftës së UÇK-së, shihen kriminelët serbë me uniformë të UÇK-së, derisa prapa tyre shihen shtëpitë e djegura të shqiptarëve.

“Çetnikë serbë të cilët bërën krime më uniform të UÇK-së.

Edhe këto metoda i përdori shteti kriminel serb.

Ne posedojmë mijëra foto fizike të ushtrisë serbe”, shkruan Esat Shala në Facebook.

Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste.

Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai.

“Kjo është uniforma që unë në një moment e kam veshur sepse ashtu më lehtë kam mundur ta kryej atë që ka qenë në interes të shtetit të Serbisë dhe mbrojtjes së të dobëtit serb në Kosovë”

Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht:

Në video fillimisht shfaqen foto dhe tregohet se kush është Slavko Nikic e pastaj deklarata e tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *