June 4, 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjeve në ‘Defender Europe 2021’, ka prezantuar dhe përdorur një nga armët më moderne dhe më të fuqishme që bënë pjesë në grupin e snajperëve. Bëhet fjalë për modelin “Barrett”. Sipas të dhënave që gjenden në ueb faqen amerikane që përshkruan këtë armë të fuqishme, ajo ka karakteristika të jashtëzakonshme.

E njohur edhe si M82 (a1 / a3), M107 dhe ‘light fifty’, “Barrett” është një pushkë e kalibrit 0,50 (12,7 mm x9 mm NATO) e përdorur nga Forcat e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë sesa e thjesht një pushkë snajper, “Barrett” është një armë specifike, për shkak të aftësisë së saj për të përfshirë (shënjestruar) një gamë të gjerë objektivash.

50 të shtëna nga “Barrett” janë shkatërruese për personelin, duke përfshirë ata që në trup bartin masa të blinduara.

Snajperët e trajnuar mund të përdorin gjithashtu “Barrett” për të marrë objektiva që fshihen pas një muri, të çaktivizojnë bllokun e motorit të një kamioni, të eliminojnë një gjenerator të energjisë, të shkatërrojnë një grup komunikimi ose edhe depërtojnë në automjete të blinduara.

Operatorët ndonjëherë përdorin “Barrett” për të çaktivizuar pajisje të ndryshme të armikut edhe nga një distancë e largët.

“Barrett” është një armë gjysmë-automatike.

Specifikimet e “Barrett”

Pesha: 30,9 kilogram

Gjatësia: 57 inç

Gjatësia e tytës: 29 inç

Tipi: Gjysmë automatike

Shpejtësia: 2,799 metra në sekondë

Diapazoni: 1,850 metra

Kalibri: 12.7×99 mm NATO/Kallxo.com

Previous articleNjeriu më i pasur në botë thotë se s’ka shtëpi, tregon se ku jeton

Next articleAgjërojnë deri në 17 orë, këto janë vendet me kohën më të gjatë dhe më të shkurtër të agjërimit

Më shumë artikuj

E tmerrshme: Dhëndrri i bie grusht nuses në mes të dasmës për arsye banaIe (VIDEO)

13 Qershor, 2022 – 14:41

Zgjati vetëm 38 minuta, kjo është Iufta më e shkurtër në histori

13 Qershor, 2022 – 10:13

Shpëtohen punëtorët që ranë në rezervuarin me çokollatë

13 Qershor, 2022 – 09:18

Japonezi me “biznes” fitimprurës, merr miliona duke mos bërë asgjë

12 Qershor, 2022 – 22:31

Libri në Gjuhën Shqipe, më i vjetër se Meshari

12 Qershor, 2022 – 19:27

1999/ Koha kur gjakpirësit e Arkanit largoheshin nga Prizreni (VIDEO)

12 Qershor, 2022 – 13:11

Të fundit

Sapo doli nga “BMW-ja” e blinduar: Ekzekutohet me 25 pIumba biznesmeni

18 Qershor, 2022 – 11:48

Putin flet për rend të ri global: SHBA nuk është Zoti i botës, BE humbi sovranitetin

17 Qershor, 2022 – 21:02

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *