December 4, 2022

Disa pamje nga kamerat e trafikut në një autostradë të Minesotës tregojnë një grup adoleshentësh që përplasin një Kia të vjedhur dhe largohen duke vrapuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi të shtunën në Interstate 35E në drejtim të veriut, sipas Fox 9.

Pamjet tregojnë një Kia të vjedhur që përplaset me një ndarëse rrugësh pasi shoferi u përpoq të shmangte ndalimin nga policia.

Katër adoleshentë më pas dalin nga makina, vrapojnë dhe shmangin trafikun për të shkuar në anën tjetër të rrugës ku prisnin trupat e shtetit.

Si pasojë, ata u arrestuan: një djalë 14 vjeç dhe tre vajza të moshës 15-17 vjeç.

Ngjarja ka nisur rreth orës 17:30. Kur një kompani e makinave me qira kontaktoi policinë duke thënë se kishin një gjurmues GPS në një Kia Forte të vitit 2021 që ishte vjedhur në Minneapolis dhe ishte nisur për në St. Paul, tha një zëdhënës i policisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *