October 3, 2022

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në New York, ku çifti i shqiptarëve aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye që përfundoi në tragjedi.

Më herët u bë me dije se aktori pas një debati me bashkëshorten e tij, e hodhi këtë të fundit nga dritarja dhe më pas u hodh dhe vetë.

Sipas dëshmitarëve e ëma e aktorit, sapo mësoi tragjedinë u rrëzua në trotuar dh filloi të vajtonte.

“Ajo nuk është mirë. Sapo humbi djalin e saj. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur”, tregoi dëshmitari, ndërkohë një tjetër dëshmitar bëri me dije se ditën e djeshme bashkëshortja e aktorit, Ornela, kishte ditëlindjen.

“Familja e saj është në Shqipëri. Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shikoja ata çdo ditë së bashku”, tha ai.

Ndërkohë, mësohet se fëmijët e çiftit, njëri 6 vjeç dhe tjetri 2 vjeç, ndodheshin në banesë. Dëshmitarët shtojnë se në momentin që ndodhi tragjedia u dëgjua një fëmijë duke bërtitur “Mami, mami”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.