March 29, 2023

Kini kujdes!-Mullahet e “ZAJEDNICAVE” ekzistuese në Kosovë kanë marr OFERTA marramendëse, deri sa një ofertë e kanë me marr pushtetin absolut në Kosovë, nëse misionin e kryen me sukses.
Nuk përtojne të bëhen kadirova aspak, pasiqë shumicën e kanë me veti!!!!
Këta politikanë që i keni njohur, kanë me qenë histori ose të pushkatuar për tradhti të fesë së Bagdadit!!!”

….

“Të thuash se “Burka” nuk është prej Islamit, do të thotë se ke mbetur pa lekë dhe pa një grusht famë! Ku si sektar i djallëzuar HANEFI i jep gaz makinës të ngritesh me imponim duke e sulmuar një sekt tjetër, që e ka emrin VEHABI dhe ku je i varur prej gazit të tij!

Të gjithë e dijnë se Burka është traditë e kulturës Afgane (Pashto: چادري) Xhaderii, por si mbulesë në raste të veçanta ka qenë edhe traditë arabe, për t’i mbrojtur disa gra me të kaluar të dyshimtë, ku për t’i mbrojtur nga marrëzira e manijakeve seksual, Zoti sjell lehtësim që të mbulohen, njëjtë sikurse mbulohet sot një dëshmitar i mbrojtur me një identitet tjetër.

Atëherë ka qenë mbulesa, sot ka metoda tjera. E dërgon me një shtet tjetër, personi në fjalë e fillon një jetë të re!

Kini kujdes!

Në emër të Islamit mundet me thirr edhe Shejtani, askund Perendia nuk na jep garanci kur ballafaqohemi me davetxhinjë, prandaj na urdhëron që të kërkojmë Strehimin e Tij, sidomos kur ballafaqohemi me ata që thirrin në emër të Islamit dhe mundohen të bëjnë karriera në emër të kodit të veshjes së grave.

Mjerim!
Zoti nuk e ka zbritur nga Qielli fenë Islame, por e ka zbritur (N-Z-L) Kuranin. Aty e ka shpallur (V-H-J) konceptin e Tij siç e ka dizajnuar universin dhe gjithçka tjetër, ku njeriun (BSHR) e ka dalluar mbi të gjithë të tjerët dhe pastaj e zgjodhi pse vete njeriu e pranoi Amanetin e Tij ne Ezel.
Pifff….
Ose janë aq të prisht në zemër, kanë Z-J-G, ose sendet elementare të sistemit të Perendisë nuk i kanë të qarta.
I vetmi ajet që flet për kodin e veshjes është ajeti 31 i sures NUR, që flet në mënyrë indirekte, askund nuk përmendet se gratë besimtare duhet të mbulojnë:
1. Kokën
2. Flokët
3. Fytyrën
4. Sytë
5. Duartë
Fjalët Hixhab dhe Nikab, që i përdorin sehirbazët e sekteve (suni, shia, hanefi, vehabi, e të tjera sekte) për të manipuluar me të drejtat e grave besimtare, për të imponuar agjenda të caktuara të traditave ose ritualeve të ndryshme pagane, në Kuran kanë kuptim krejtësisht ndryshe.
Fjala Hixhab në Kuran përmendet 8 herë. Kurse fjala Nikab në Kuran përmendet 3 herë. Por asnjëra nga këto nuk ka të bëj me kodin e veshjes së grave besimtare.
I lumi Zot, Perëndia, versetin e 31 e fillon indirekt “dhe u thoni grave besimtare…” Pra, kjo iu është lënë grave besimtare ta zbatojnë në bazë të situatave të tyre…
Me fjalë të tjera, nuk kanë kurrfarë të drejte personat me tarbusha të kuq ose të zi të prekin në këtë të drejtë të grave besimtare ose të marrin predispozicion hyjnor të gjykojnë të tjerët…. sepse atëherë tregojnë se janë sehirbazë…
Krejt çfarë mësojmë nga perspektiva e Kuranit, s’do mend se është modesti dhe me ikur nga atraksioni për të terhjekur vëmendjen seksuale të aplikantëve të sehirbazëve.
P.S.
Ata që do të më përmendin versetin 59 të kaptinës Ahzab, para se ta përmendin, duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë për moment specifik, prandaj i lumi Zot, Perëndia e fillon:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ
Pra, për gratë e hazreti Muhamedit… sepse ka pasur shume… i ka ruajtur nga manijaket seksual, jo qe i ka punuar te gjitha!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *