












Një ngjarje mjaft e rëndë kishte ndodhur datën e 6 qërshorit në qytetin e Pejës, shkruan GazetaDemos.






I riu i cili ishte vetëm 23-vjeçar kishte humbur jetën tragjikisht pasi që ishte nisur për t’i dal në ndihmë babit të tij, i cili ishte lënduar pasë një aksidenti në komunikacion. Shpejtësia e madhe që ai përdori bëri që atij t’i jepej lamtumira e fundit.






Ndërsa, Ismet Sylejmani shoku i babait të të ndjerit ka përshkruar në një shkrim mjaft emocionues sakrificën e të birit për të atin.
Ai thotë se çdo i ri në ditët e sotme duhet të ketë dashuri për prindërit siç kishte Albini për babin e tij. I njejti viktimën e përshkruan si një djalë shembullor e gojëmbël.
“Albini u bë simbol i djalit trim e sypatrembur, që niset ti shkojë në ndihmë Babait të Tij, dhe nuk arrinë të ia ofrojë ndihmën e as të ia shpëtojë jetën, sepse e myllë kapitullin e jetës së Tij në rrugën e jetës drejt vdekjes, e cila do ta merr çdo njeri por jo të gjithë do të jenë sikur Albini që edhe me vdekjen e Tij, do të mbetet dëshmi se sa shumë duhet ta duash Babin dhe edhe me jetën Tënde ta ndrrosh jetën duke dëshmuar një vdekje që do të mbetet porosi për breza: nuk vdiset e nuk jepet jeta vetëm në luftë të armatosur çlrimtare, por edhe në liri për ta shpëtuar nga vdekja prindin e Tij”, shkruhet ndër të tjera në postimin e tij.
Sot në dy mujorin e vdekjës, Sami Thaçi babai i të ndjerit e kujtonë me një poezi prekëse 23-vjeçarin, Albin Thaçi i cili kishte humbur jetën tragjikisht pasi që ishte nisur për t’i dal në ndihmë.