October 4, 2022

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar për gjashtë muaj, politika e jashtme ka ndryshuar “për 360 shkallë”.

Këtë postim, deputeti e ka bërë pas një deklarimi të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Emisari amerikan zbuloi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, iu ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti të nisen diskutimet për Asociacionin.

Megjithatë, Basha, i sigurt se Asociacioni nuk bëhet, ka ngushëllyer ata që, sipas tij, janë mërzitshëm që “s’po bahet Zajednica”.

Postimi i plotë i deputetit:

Amerikanët veq kërkojnë me i bind që diçka nuk bën, e kur e sheh që Zajednica që e kanë nënshkru ata hajgerexhitë e krijon një Bosnje të dytë, normal që as amerikanët nuk e dojnë një Kosovë jofunksionale!

Për 16 muaj ka ndryshu për 360 shkallë politika e jashtme:

Amerikanët deklarohen kundër Zajednicës me kompetenca ekzekutive!

Për herë të parë stikersa për automjetet me targa të Serbisë!

Amerika dhe BE deklarohen që Kosova është në të drejtën e saj me ushtru reciprocitet!

Nuk lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë!

Nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

Të githa raportet ndërkombëtare për vendin janë pozitiv në vlerësimin e qeverisjes se mirë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit!

Të vetmit të paknaqur me politikën e jashtme janë Vuqiçi, Lista Serbe dhe opozita. Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!

Leave a Reply

Your email address will not be published.