November 30, 2022

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka komentuar deklaratën e të dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka thënë se në këtë mënyrë SHBA-ja ka fundosur ëndrrën e Serbisë për Zajednicë në Kosovë.

“Amerikanët e fundosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri ekzekutiv), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë një diskutimi e gazetarë, Escobar ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, ka deklaruar Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *