












Noizy ka folur për “Pushime On Top” lidhur me jetën e tij personale dhe profesionale, jo vetëm kaq, por ai foli edhe për artistë të ndryshëm, ku u ndal edhe te Elvana Gjata.
Ai tha se ka menduar që të bëjë një bashkëpunim me Elvana Gjatën.
Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.






“Mund të keni një bashkëpunim?”, i tha Ori Nebijaj “Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”, tha reperi./iconstyle