March 27, 2023

“Ramush Haradinaj ishte takuar me Milan Radojiçiç, të cilit Gazeta Express iu referua si njëri nga figurat kryesore të komunitetit serb të Kosovës dhe raportoi se Haradinaj dhe ai kishin diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar asokohe nga Haradinaj.

Nuk e di me çfarë e ka matur Buzhala fuqinë e këtij Milanit, por ky nuk ishte deputet, e as që ka qenë kandidat për deputet i Listës Serbe apo ndonjë partie tjetër serbe, e as në strukturat e partive serbe.

E vërteta është se Milan Radojici është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinovic. Mediat serbe njoftojnë se Milan Radojicici, së bashku me Zvonka Veselinovicin, hetohen edhe në Serbi për krim të organizuar.

Pra, Milani është një kriminel, i cili për Haradinaj na qenka si figura më përfaqësuese e serbëve të Kosovës, kurse Buzhala e paska shpallur figurë kryesore të serbëve që jetojnë në Kosovë. Bashkëpunim me kriminelë që do të duhej të ishin prapa grilave”.

“Kryeministri Albin Kurti /

“Vetëm ta keni parasysh, para 4 viteve kryekrimineli atje është pritur në zyrën e kryeministrit. A sot ka fletëarrest dhe është në listën e zezë të Thesarit Amerikan. Ky është dallim i madh… Andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm sepse ju njohim mirë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *