October 4, 2022

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se Amerika i dha përgjigje barrikadave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
Ai këto komente i bëri duke komentuar zotimin e SHBA-së se Asociacioni nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit të Kosovës”.

“SHBA: Asociacioni nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti.

Kjo është përgjigjja amerikane ndaj barrikadave të Vuçiqit në veri.

E ju shqiptarë kokëshkretë vraponi dilni në fotografi me Ramzan Kadirovin dhe nisni ultimatume me i mbulu (qorru) çikat e gratë e Kosovës, si në Afganistan. Se kështu e keni pas gjithë zakon: me i ra murit me kokë”, ka shkruar Blerim Latifi, në një postim në Facebook.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.