September 30, 2022

I riu nga Nekoci i Drenasit, Arton Zeka ka vdekur papritmas dje derisa ishte për pushime jashtë Kosovës.

Kompania Al Trade ku punonte Artoni ka dalë me njoftim për këtë rast të rëndë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë, njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku ynë Arton Zeka.

Kolegu jonë ndërroi jetë papritmas me 04 gusht 2022. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Al Trade Market, që prej hapjes së pikës së Marketit për materiale ndërtimore në Drenas.

Ai ishte fytyra që gjithmonë përshendeste secilin me buzëqeshje dhe do të bënte gjithçka për të përkrahur dhe ndihmuar këdo.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në punë në Al Trade Market ishte shembull, dhe si shembull gjithmonë do të mbahet në mend.

Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë.

Arton Zeka la pas gruan dhe tre fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.