March 29, 2023

Dikur ishte kryefjala e mediave rozë për deklaratat e saj në Përputhen dhe Big Brother, sot komentohet për paraqitjen e saj në rrjetet sociale.

Nuk kanë qenë të pakta postimet të Antonela Berishës gjatë kësaj periudhe. E kemi parë të pozojë me bikini, por me rroba në det jo. Së fundmi ka marrë vëmendje një postim i Berishës ku duket me një fustan të zi duke dalë në breg.

Krahas videos ajo shkruan: Unë kur shoh videot në “Big Brother”, duke bërë disa mimika me fytyrë. Nërkohë zëri në sfond thonte: “Paskam ndenjur shumë bukur. S’e paskam tepruar askund. Shumë bukur paskam ndenjur”.

Por vëmendja u përqendrua edhe në seksionin e komenteve ku një ndjekëse i shkruante Antonelës: “E kemi parë bukurinë tënde”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *