December 5, 2022

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se Asociacioni nuk duhet të krijojë “shtet brenda shtetit të Kosovës”.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

E të njëjtën gjë e thoshte para disa vitesh edhe Qorrolli, se nuk mund të ketë një entitet të veçantë brenda sistemit kushtetues të Kosovës, përcjell Bota sot.

Profesori kishte thënë se Asociacionit “edhe nëse i dalin brirët” nuk mund të bëhet shtet i dytë brenda Republikës së Kosovës.

“Shkas nga një deklaratë e bërë sot nga Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA’ve për Ballkanin Perëndimor, rreth krijimit të Asociacionit.

Para disa vitesh e deklaroja të njëjtën: nuk mund të ketë një entitet të veçantë brenda sistemit kushtetues të Kosovës!

#sayings”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *