September 30, 2022

Leader of the (PDK) Democratic Party of Kosovo Kadri Veseli, walks out of his party headquarters to meet with Albania Prime Minister Edi Rama during his official visit to Kosovo in Pristina, Monday, June 29, 2020. Kosovo’s president on Monday denied committing war crimes during and after a 1998-1999 armed conflict between ethnic Albanian separatists and Serbia, and said he would resign if an indictment against him is confirmed. Hashim Thaci said in a televised address to the nation that there was no evidence he broke the law. Last week, a prosecutor at a Kosovo court based at The Hague said he had filed charges against Thaci, former Speaker Kadri Veseli and a group of other former independence fighters. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kadri Veseli, menjëherë pasi ishte zgjedhur Kryetar i PDK-së, kishte nisur reformat në parti dhe betejën kundër ko’rrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë.

Në vitin 2016, Veseli pat iniciuar një aksion të madh të lirimit të pronave publike nga uzurpatorët dhe ky vendim i tij pat bërë bujë të madhe.

Në atë kohë, në një aksion të gjerë të policisë, ishin liruar mbi 200 prona të uzurpuara.

Duke folur mbrëmë në Klan Kosova, Veseli ka rikujtuar këtë moment, duke thënë se edhe atëherë njerëzit kishin dyshime nëse pronat publike do të liroheshin nga uzurpatorët, por realiteti sot tregon se një gjë e tillë kishte ndodhur.

“Kur kam filluar iniciativën për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike, të cilët kishin 16 vjet që abuzonin me pronat publike në Kosovë, kishte dyshime nëse do t’ia dilnim. Ata që ishin uzurpatorë, ju bindën forcës së ligjit, sepse ata u bindën se iniciativa nuk ishte selektive, por ishte kundër të gjithëve. Ligji është mbi të gjithë”, ka thënë Veseli.

Ish Kryeparlamentari Kadri Veseli kishte pohuar se edhe tash, kur ka nisur luftën kundër ko’rrupsionit e nepotizmit, dikush mund të ketë dyshime, por ka shtuar se nuk ka rrugë tjetër përveç se të veprohet dhe qytetarët do të shohin hapa tjerë konkretë.

“Unë jam i vendosur t’i shkoj deri në fund. Kam vizionin tim të qartë”, kishte thënë Veseli.

Në agjendën e tij të nisur kundër ko’rrupsionit dhe nepotizmit, Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar që do të hetojë dyshimet për mashtrimet në listat e veteranëve.

“Ky Komision, me punën e tij, do të sigurojë që Buxheti i Republikës së Kosovës nuk do të dëmtohet me dhjetëra miliona euro. Këto janë para të qytetarëve të Kosovës, të cilat nuk duhet të shpenzohen për mashtrues”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.