November 30, 2022

Melihate Tërmkolli ka kërkuar nga zyrtarët e lartë të LDK-së dhe PDK-së që t’ia bëjnë me dije bashkëpunëtorit të tyre të dikurshëm që deklaratat e tij, më tepër se Kurtit janë kundër Kosovës dhe interesave të shqiptarëve.
Sipas saj, nuk është politika e Kosovës FASHlSTE dhe as reciprociteti për targat i njëanshëm.

“Zhvendosja e të vërtetës FASHlSTE të Serbisë e Vuçiqit, Gebelsit të Millosheviqit, të cilin ai e mbronë me ortodoksi, pavarësisht pozitës së tij aktuale, është tepër e dëmshme dhe me rrezik për Kosovën”, shkruan ajo.

Tërmkolli shkruan tutje se, zyrtarët e lartë të PDK-së dhe LDK-së, miq të kryeministrit shqiptar Edi Ramës, të ia bëjnë me dije atij se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga GJND-ja.

Reagimi i plotë:

Zyrtarët e lartë të opozitës (LDK, PDK) duhet t’ia bëjnë me dije bashkëpunëtorit të dikurshëm politik z. Grenell se deklaratat e tij të këtyre ditëve por edhe më herët, më tepër se kundër Albin Kurtit janë kundër Kosovës dhe interesave të shqiptarëve.

Nuk është politika e Kosovës FASHlSTE dhe as reciprociteti për targat i njëanshëm. Zhvendosja e të vërtetës FASHlSTE të Serbisë e Vuçiqit, Gebelsit të Millosheviqit, të cilin ai e mbronë me ortodoksi, pavarësisht pozitës së tij aktuale, është tepër e dëmshme dhe me rrezik për Kosovën.

Poashtu, zyrtarë të lartë të opozitës (PDK, LDK, etj,) miq të Edi Ramës, bëjani me dije atij se Kosova është shtet i pavarur, se GJND e ka konfirmuar që pavarësia e Kosovës nuk është e njëanshme dhe është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, në vend se të kënaqeni nga zyrtarë të Spanjës apo ndonjë shteti tjetër që ende nuk e ka njohur Kosovën kur japin deklarata të tilla në prezencë dhe “nikoqirllëk” të Edi Ramës, derisa ai nuk bën “as gëk as mëk”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *