October 3, 2022

Sherif Ramabaja-“Sa është e brishtë gjendja e sigurisë në Ballkani Perëndimor u pa këtë të diel, kur, sipas qeverisë së Kosovës, duhej të fillonte masa e reciprocitetit me tabelat e makinave ndaj Serbisë.

Vuçiq i cili është i njohur për ndezjen e zjarrit, veproi sërish me të njëjtin stil. Serbët në Kosovë janë të rrezikuar, tha. Serbia do t´i mbroj interesat e tyre qoftë edhe me ndërhyrje ushtarake.

Serbët e Kosovës sapo dëgjuan këto deklarata të satrapit Vuçiq, e aktivizuan alarmin dhe dolën në barrikada. Kosovës si mbetej tjetër përpos dy mundësive: të ndërhynte në mbrojtjen e kufijve të vendit, ose të përcaktohej që masat e reciprocitetit përkohësisht t´i shtynte.

SHBA dhe EU u aktivizuan dhe ishin për shtyrjen e masave. KFOR reagoi dhe po ashtu i dërgoi një përshëndetje Vuçiqit. Kurti për momentin, me konsultimin e ndërkombëtarëve, u tërhoq nga vendimi qeveritar, kurse Vuçiq po feston se ia arriti qëllimit, t´i mbroj interesat e Serbisë, siç deklaroi ai.

Në prizmin e të gjitha këtyre ngjarjeve kishte reagime nga të gjitha anët, si brenda Kosovës, Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi, por kuptohet që pati reagime edhe nga EU, SHBA, Rusia etj. si dhe mediat e njohura botërore.

Reagimin më të fuqishëm ndaj Vuçiqit e bëri lideri Berisha me kabinetin e revolucionin të tij, por shqiptarët prisnin dhe i kishin drejtuar sytë nga kryeministria shqiptare në Tiranë, nga e cila nuk dëgjohej gjë. Nuk shihej gjë. Dhe nuk lëvizte gjë. Nga revolucioni i Berishës thanë se Kryeministri Rama, e ka futur kokën si struci në rërë dhe nuk dëshironte të shihte e as të dëgjonte asgjë.

Pasi gjithçka mori fund, struci e nxori kokën dikur dhe foli: Kosova po t´i ishte bashkuar Ballkanit të Hapur, nuk do të ndodhte kjo. Do të thotë pasojat po shihen, sepse Kosova po vepron sipas egos së vet.

Rusia u angazhua dhe po lufton për rend të ri botëror, prandaj edhe ne si Ballkan duhet të lëvizim. Nuk duhet të mbesim peng e së kaluarës, duhet të angazhohemi për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme. Përkundër këmbëngulësisë dhe arrogancës së Kosovës, unë nuk mund të rri duarkryq dhe të mos angazhohem për të ardhmen tonë.

Unë kam vendosur: ditët vijuese do t´i ftoj për vizitë presidentin serb Vuçiq, Dodik nga Bosnja dhe kryeministrin Abaz (0) viç – in.

Unë së pari do të diskutoj me ta në de -eskalimin e situatës dhe do të përpiqemi që mospajtimet t´i zgjidhim me rrugë paqësore. Çdo alternativë tjetër, do të ishte e papranueshme dhe katastrofale për vendet e rajonit tonë. Ne nuk duhet të lejojmë që të rrëshqasim nën spiralen e dhunës. Ne kemi përgjegjësi, që së bashku të angazhohemi për paqe, ashtu siç veproi miku im i çmuar Abaz (0) viç – çi, në firmosjen e marrëveshjes me kishën ortodokse sërbe.

Pas takimit tonë unë do t´i ftoj përfaqësuesit e Prishtinës, që t´ua komunikoi vendimet e takimit tonë. Unë shpresoj që ata do të marrin mësim dhe pa humbur kohë, do t´i bashkohen iniciativës sonë. Ne kemi bërë me dije se kjo është alfa dhe omega e zgjidhjes së problemeve tona.

Po të kem sukses në këtë drejtim, unë shpresoj se do të më hapen dyert për një perspektivë në arenën ndërkombëtare. Pse mos të shpresoj që do të kandidohem si Sekretar i OKB, i Këshillit të EU, sekretar i NATOS, apo poste të larta në arenën ndërkombëtare. Unë jam i sigurt se me angazhimin tim, kam dhënë shembull në mbrojtjen e paqes. Këtë e kam dëshmuar edhe me rizgjedhjen time, në tre mandate të njëpasnjëshme në Shqipëri.

Mars – Rover ( Shkrim me përmbajtje ironike )”

Leave a Reply

Your email address will not be published.