September 30, 2022

Zëvendësi i shefit të Gjeneral Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Petar Cvetkovic ka vizituar sot bazat e ushtrisë serbe në Merdare dhe Veliki Trn që ndodhen në Zonën Tokësore të Sigurisë që është 5 km larg territorit të Kosovës e përcaktuar me marrëveshje tekniko ushtarake të Kumanovës.

Kjo vizitë e tij ndodhi pas tensionimit të situatës së fundit që ndodhi në veri të Kosovës, të dielën.

Cvetkovic i njohu ushtarët të angazhuar në këto baza për aftësitë e treguara dhe qëndrimin profesional ndaj detyrave të tyre, shkruan kossev.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.