March 29, 2023

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka shpresa te kjo qeveri, shpresa mbetet te ndryshimi i qeverisë.

Kështu ka thënë ai në takim me Odën Ekonomike në Prizren, ku tha se ka ritheksuar shqetësimin tonë për ndërprerjen e projekteve madhore si dhe mungesën e komunikimit të duhur të institucioneve qendrore me bizneset.

Postimi i tij i plotë:

Situata nuk është e lehtë në gjithë vendin pa përjashtim.

Qeveria nuk ka marrë masat e duhura në përkrahje të ekonomisë së vendit, sektorit privat, bazuar në situatën aktuale, inflacionin dhe rritjen e çmimeve.

Në takim me Odën Ekonomike në Prizren, ritheksova shqetësimin tonë për ndërprerjen e projekteve madhore si dhe mungesën e komunikimit të duhur të institucioneve qendrore me bizneset.

Nuk kemi më shpresa se kjo qeveri do ndryshojë veprimet, shpresa mbetet te ndryshimi i qeverisë.

Përgëzova bizneset e Prizrenit, që përkundër mospërkrahjes qeveritare, kanë arritur të korrin shumë suksese dhe të mbajnë investimet brenda vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *